Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 00:29

Athinë – Greqia dhe kreditorët e saj nga eurozona dhe FMN-ja janë para marrëveshjes, për të marrë hua të re prej 50 miliardë euro, për çka si peng do të lërë hipotekë të pasurisë së tundshme dhe të patundshme dhe do të pranojë masa “jashtëzakonisht të dhimbshme” për kursime, që janë ulje të reja të pagave dhe pensioneve, dhe gjithashtu edhe anulime eventuale të pagesave për huatë e sapomarra në vlerë prej 110 miliardë euro, të cilat Greqia i merr tani me një vit për tejkalimin e krizës, pohon gazeta “Imperisia”.

Memorandumi i ri për hua do të nënshkruhet së shpejti dhe pritet që të jetë shumë i ashpër, konsiderojnë burimet evropiane, të cilët theksojnë se plani parashikon krijim të fondit në vlerë prej 50 miliardë euro, që do t’i vihen në dispozicion Greqisë për hipotekë të pasurisë së tundshme dhe të patundshme dhe për masa të marra prej saj për kursime në vlerë prej 10 miliardë euro.

Qëllimi i pakos së re të shpëtimit, jashtë nga ato 110 miliardë euro, është që të shmangen anulimet eventuale të pagesës së Greqisë në vitin 2012.

Vëzhguesit politik pyeten nëse qeveria në Athinë do të mund të përmbajë në realitetin e ri. Ata janë të mendimit se ky realitet i ri mund të provokojë procese të brendshme-politike, si për shembull rishikim të gjerë eventual të kabinetit dhe zgjedhjeve të parakohshme, edhe krahas asaj se këto variante zyrtarisht demantohen si zgjidhje për dalje nga kriza, shkruan ende gazeta “Imperisia”.