Lajme Shqip Saturday, 14 May 2011 08:53

Athinë – Bankrotim të Greqisë presin rreth 85 për qind të ekonomistëve dhe investuesve, tregojnë rezultatet nga hulumtimi tremujor i agjencisë “Blumberg”, kumtoi gazeta greke “Vima”.

Sipas ekspertëve, ka shumë mundësi që Greqia për një kohë të shpejtë të ndërpresë pagesën e kredive, pasi që borxhi shtetëror i vendit vazhdon të rritet, ndërsa paratë nga masat e ndërmarra për kursim nuk munden t’i mbulojnë nevojat financiare të ekonomisë greke.

Nga fillimi i janarit është rritur për 11 për qind numri i atyre, të cilët konsiderojnë s’e Greqia nuk do të ketë mundësi ta servisojë borxhin e vet.

Rezultatet nga anketa tregojnë se Portugalia dhe Irlanda gjenden në pozitë të njëjtë si edhe Greqia.

Pjesëmarrësit në hulumtim konsiderojnë s’e politika e ndërmarrë lidhur me krizën debitore në eurozonë po lëvizë në kahje të drejtë. Megjithatë, ekziston bindja se thelbi i problemit është në vetë shtetet, të cilat nuk janë në gjendje t’i zbatojnë masat shpëtuese për dalje nga kriza, thekson agjencia “Blumberg”.