Lajme Shqip Monday, 06 February 2012 10:45

Los Anxhelos- Kompania “Epëll” (Apple) në tremujorin  e katërt  të vitit 2011 siguroi rreth 75 për qind nga fitimi përgjithshëm i industrisë botërore të telefonave celularë, edhe pse në këtë periudhë në treg lëshuan vetëm nëntë për qind nga aparatet, përmendet në hulumtimin e kompanisë analitike “Asimo” (Asymo).

Suksesi i këtillë i “Epëll” është falë popullaritetit të smartfonit “ajfon”, i cili shitet me marzhë shumë më të madhe se telefonat dhe smartofnat.

Në tremujorin fundit të vitit 2011  kompania ka realizuar rekord të ri duke shitur më shumë se 37 milionë “ajfon”, që e solli deri te pozicioni i liderit mes prodhueseve dhe smartfonëve.

Nga paraqitja e “ajfon”-it  gjenerata e parë në vitin 2007, kompania amerikane plasoi më shumë se 183 milionë aparate.

Konkurrenti më i madh  i “Epëll”, prodhuesi jugokorean “Samsung” në profitin e tregut të telefonave celularë, mori pjesë vetëm me 16 për qind. Në këtë mënyrë, 91 për qind nga fitimi  i shitjes së telefonave  në botë realizojnë vetëm dy kompani.

Kompania finlandeze “Nokia” e cila në vitin 2007 realizoi rreth 60 për qind nga fitimin në industrinë e telefonave celularë, vetëm për katër vite erdhi në ndryshime radikale. Edhe pse Nokia mbetet një nga  prodhuesit më të mëdhenj të telefonave, në fitimin e përgjithshëm në treg në tremujorin e katërt mori pjesë me 1,8 për qind.

Sipas të dhënave të kompanisë analitike ICD, në tre muajt e fundit  të vitit 2011  prodhuesit  e tregut kanë lansuar 427,4 milionë telefona celularë dhe smartfona. (LajmeShqip.com)