Lajme Shqip Saturday, 18 February 2012 10:30

Tiranë – Kompania e telefonisë celulare AMC hodhi në treg tabletin kompjuter AMC | Z9, pajisjen më të re teknologjike të AMC që ndjek prirjet e sotme botërore.

Platforma 3G nga AMC është konkretizuar me disa produkte, si smartphone AMC | Z1, largimi optimal nga telefonët e zakonshëm, dhe i famshmi iPhone 4S, për të cilin Apple Inc. i ka dhënë kësaj kompanie ekskluzivitetin e shpërndarjes në Shqipëri. Ndërsa tableti kompjuter AMC | Z9 është krejt ndryshe.

“Sollëm produktet e para 3G dhe premtuam të tjera. Tani abonentëve tanë u paraqesim tabletin kompjuter AMC | Z9. Është një aparaturë 3G e mirëpajisur, falë të cilës shijohen plotësisht të mirat e internetit të shpejtë në celular”, thotë përgjegjësi për Teknologjinë pranë AMC-së, Armand Shkëmbi.

Për më tepër, tableti kompjuter vjen me çmime të leverdisshme bashkë me planet tarifore përkatëse, si dhe me oferta për abonentët e rinj apo ekzistues të AMC, me parapagesë dhe me kontratë.

Akses i përmirësuar 3G

Çfarë është ky tablet kompjuter? AMC | Z9, ashtu si shumë tabletë, është më i vogël dhe më i lehtë se laptopi dhe më i madh se smartphone. Përdoret me shumë lehtësi. Mund të futet në xhepat e mëdhenj dhe mund të transportohet me shumë lehtësi, për shkak të peshës së vogël, vetëm 389 g. 

Thelbi i tij është lidhja në lëvizje me internetin, që i kapërcen telefonatat e zakonshme. AMC | Z9 ka ekran 7 polç me prekje, ka dy kamera për të kryer videotelefonata. Jetëgjatësia e baterisë është për t’u habitur. Zgjat 7 orë telefonata dhe deri në 5 orë lundrim në internet! Tableti kompjuter AMC | Z9 pranon karta MicroSD deri në 32 GB dhe ka funksionet Wi-Fi, Bluetooth, GPS dhe radio.

Performancë maksimale

“Duhet theksuar se AMC | Z9 punon me sistemin Android 2.3 Gingerbread, i cili është sistem operativ i hapur dhe u jep liri zgjedhjeje përdoruesve, atyre të zakonshëm dhe specialistëve të IT. Me fjalë të tjera, përdoruesit kanë mundësi ta përshtatin sipas dëshirës tabletin kompjuter, funksionet dhe programet e tij”, shpjegon Shkëmbi.

Tableti kompjuter ka të instaluar programe dhe lojëra. Përdoruesit mund të bëjnë videotelefonata dhe të shfrytëzojnë qindra mijëra programe falas në Android Market. Specialisti i teknologjisë e mbyll me fjalët “pikërisht kjo pajisje të duhet kur kërkon të lëvizësh por edhe të mbash lidhje me detyrat apo pasionet. Ky është premtim i realizuar; mjaft të shtypësh butonin e ndezjes!”