Lajme Shqip Thursday, 02 August 2012 18:39

Prishtinë – Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel i referohet sot lehtësimeve që kanë hyrë në fuqi për sa i përket punësimit të personave me kualifikim të lartë në Gjermani.

“Në Gjermani ka mungesë të fuqisë punëtore në një sërë profesionesh të kualifikimit të lartë. Që nga dje, parakushtet, pas përmbushjes të së cilave absolventët e shkollave të larta dhe universiteteve mund të punësohen në Gjermani, janë reduktuar ndjeshëm.

Unë jam i bindur se pikërisht në Kosovë ka njerëz, të cilët i përmbushin këto kushte dhe të cilët për shkak të lidhjeve familjare, historisë së tyre jetësore, apo posedimit të njohurive gjuhësore kanë edhe lidhje të ngushta me Gjermaninë”, thuhet në njoftimin e ambasadorit Reichel për qytetarët e Kosovës.

Më shumë informata lidhur me këtë mund të gjeni në faqen e internetit të Ambasadës Gjermane, www.pristina.diplo.de  (LajmeShqip.com)