Lajme Shqip Monday, 28 November 2011 13:52

Agjencia nderkombëtare Moody lëshon alarmin duke paralajmëruar për një përshkallëzim të shpejtë të krizës së borxheve në Europë. Agjencia e cila merret me vlerësimin e aftësive të qeverive për të kthyer borxhet, deklaron se kriza kërcënon të gjitha klasifikimet e borxheve sovrane të vendeve të rajonit.

“Rreziqet e kreditimit do të vazhdojnë të rriten nëse nuk merren masa për të stabilizuar tregjet në një periudhë të shkurtër kohe”-thuhet në një deklaratë të agjencisë të publikuar sot nga agjencitë më prestigjoze ekonomike të botës. Sipas agjencisë, probabiliteti i një default-i të shumfishtë nuk duhet neglizhuar, cka do të thotë se tashmë shumë vende të eurozonës rrezikojnë të mos paguajnë në kohë borxhet e tyre. “Sa më shumë vazhdon kriza e likuiditeteve, aq më shumë rritet mundësia që vendet të mos përmbushin afatet kohore të borxheve të tyre. Dhe çështë më e keqja, nëse ndodh kjo, ekizston rreziku real që ndonjë nga vendet anëtare jo vetëm të shpallë falimentimin por edhe të dalë nga eurozona, cka do të kishte pasoja tepër negative në të gjithë zonën e euros”-shprehet agjencia. Kriza europiane i ka kushtuar tashmë postin 5 liderëve europianë, përfshirë këtu kryeministrint italian Silvio Berlusconi. Ministrant e financave të eurozonës takohen nesër në Bruksel ndërsa qeveritë po përpiqen të rifitiojnë besimin e tregjeve një javë pas përkeqësimit të krizës së borxheve.