Lajme Shqip Tuesday, 09 August 2011 14:59

Tiranë – Vjedhja në peshë dhe cilësia e dobët janë “shija e hidhur” që i mbetet bukës së përditshme për çdo konsumator shqiptar. Tregtarët vazhdojnë abuzimet e tyre më këtë produkt, i cili edhe pse u jep atyre mbi 50% fitim, duket se përsëri nuk i ngopë.

Por, nga ana tjetër, shpenzimet për bukën, zënë 40% të buxhetit familjar për çdo konsumator, të mesëm dhe të varfër. Drejtori i informimit dhe ankesave pranë Zyrës për Mbrojtjen e Konsumatorit, Hasan Stafa, thotë se 70% e furrave të bukës nuk plotësojnë kushtet higjeno-sanitare dhe tregtojnë në kundërshti me ligjin e mbrojtjes së konsumatorit.

Stafa thotë gjithashtu se, këto abuzime nga tregtarët bëhen për shkak të mosfunksionimit të mirë të strukturave kontrolluese dhe inspektuese. Buka në Shqipëri mbështillet me qese plastike në shitje, jashtë çdo standarti sanitar. Plastika asimilohet nga buka dhe është shumë i dëmshëm për shëndetin e njeriut. (LajmeShqip.om)