Lajme Shqip Monday, 21 March 2011 09:16

Banja Lukë – Projekti për ndërtimin e gazëpërçuesit  “Rrjedha Jugore” realizohet sigurt dhe se informatat  se Rusia heqë dorë nga ai janë të pasakta, deklaroi ministri serb i Infrastrukturës dhe Energjetikës Milutin Mirkonjiq.

“Anulim i i këtij projekti nuk vjen para sysh. Kjo do të jetë një ndër temat për të cilat do të bisedojmë me kryeministrin rus Vladimir Putin i cili këtë javë duhet të udhëtojë në Serbi”, thotë Mirkonjiq në intervistën për numrin e sotëm të gazetës të Banja Lukës “Gllas Serbske”.

Javën e kaluar gazeta ruse “Komersant”, duke iu referuar  deklaratave të zëdhënësit të Putinit, Dimitrij Peskov, publikoi se Rusia mund të heqë dorë nga ndërtimi i gazëpërçuesit “Rjedha Jugore”, përderisa përballet me pengesa të pakalueshme, ndërsa alternativa e këtij projeti do të ishte ndërtimi i fabrikës së gazit të lëngshëm në Detin e Zi.

“Fabrika për gaz të lëngshëm është pjesë përbërëse harmonike nga projekti “Rrjedha Jugore””, theksoi Pekov, sipas të cilit në rast  të paraqitjes të pengesave të pakalueshme  fabrika mund të bëhet alternativë e gazëpërçuesit.

Zëvendëskryeministri rus Igor Seçin paraprakisht kumtoi se Rusia nuk ka arritur  të marrë dakordim nga Ankara  për realizimin e projektit “Rrjedha Jugore” në thellësinë e Detit të Zi për ujërat territoriale në Turqi, dhe Moska  e shqyrton mundësinë për variant më të lirë, duke i inkuadruar edhe mundësinë alternative për transportin e gazit rus deri në Evropë jo përmes gazëpëçuesit, por në mënyrë të gazit të lëngshëm natyror.

“Për momentin kompania ruse “Gazprom” dhe Qeveria shqyrtojnë varijantin të ndryshme për minimizimin e shpenzimeve gjatë realizimit të projektit “Rrjedha Jugore”, theksoi Seçin.

Gazeta, duke iu referuar ekspertëve, thekson se ndërtimi i fabrikës për gazë të lëngshëm në Detin e Zi do të thotë ndërtim i terminaleve rigasifikimit në Bullgari dhe Rumuni. Përveç kësaj anijet e mëdha nuk munden të kalojnë përmes Bosforit. Ndërtimi i fabrikës të këtillë në Jamall sipas  ekspertëve është utopi, sepse atje lundrimi i anijeve është i mundur vetëm dy muaj gjatë vitit.

Gazëpërçuesi “Rrjedha Jugore” ka për qëllim ta ulë varësinë e transportit të Rusisë nga Uraina. Një pjesë e gazëpërçuesve duhet të kaloj nga thellësia e Detit të Zi nga stacioni i kompresorit Beregovija nga bregu rus deri te bregu bullgar. Gjatësia e përgjithshme  duhet të përfshijë rreth 900 kilometra, ndërsa thellësia  maksimale, mbi 2 kilometra. Për ndërtimin e pjesës që kalon  nën ujë është i angazhuar “Gazprom” dhe kompania italiane “Eni”, ndërsa deri në fund të vitit nga ata duhet të inkuadrohen edhe kompania franceze “E De Ef”.