Lajme Shqip Saturday, 07 April 2012 12:06

Tiranë -Kryeministri Sali Berisha u shpreh dje, gjatë mbledhjes së KRRTRSH-së se, “ndërtimi i impiantit për trajtimin e ujrave të zeza në Tiranë, është një projekt mjaft i rëndësishëm”.

“Ky është investimi më  i madh që bëhet në historinë e vendit në trajtimin e ujrave të zeza. Është një investim prej 90 milionë euro. Një ndihmë bujare e qeverisë japoneze. Janë hapur procedurat e tenderit dhe projekti fillon së shpejti.

Sipas Kryeministrit ky projekt u bë i mundur, pasi “qytetarët e Tiranës mençurisht zhbllokuan veten e tye nga bllokadat e panevojshme dhe të dëmshme për ta”.

“Ndërtimi i impiantit të ujrave të zeza për Tiranën kompleton ndërtimin e impianteve të mëdha nga Velipoja në Ksamil”, tha kryeministri, duke shtuar se, do të bëhet e mundur që shumë shpejt ujrat e bregdetit shqiptar të jenë ujrat më të pastra të brigjeve të Adriatikut, Jonit dhe të Mesdheut në tërësi”.

“Me 14 impiante dhe ky është i 15-i që ndërtohet në të gjithë zonën para bregdetare dhe bregdetare bëhet i mundur një realizm i treguesve më të pastër të ujrave të brigjeve tona”, u shpreh Kryeministri.

Siç dihet tha Kryeministri, “Pogradeci është impianti i dytë i përpunimit të ujrave të zeza që është ndërtuar. Po ndërtohet një impiant dhe për Shkodrën dhe  Liqenin e  Shkodrës. Sipas Kryeministrit, “kjo bëhet për të vendosur standardet më të mira të pastërtsië së ujrave. Standarde këto jetike për parandalimin e një sësrë sëmundjesh”. (LajmeShqip.com)