Lajme Shqip Thursday, 15 November 2012 15:33

Prishtinë – Nën patronazhin e Kryeministrit të Kosovës u shënoi sot 50 vjetroi i themelimit të Odës ekonomike të Kosovës. Kryetari I Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu tha se zhvillimi ekonomik I vendit është mjet garantues I stabilitetit politik të një vendi: Është një takim që vërtet tenton të promovojë realitetin e Kosovës,  që të binden gjithë mysafirët që Kosova është shumë më e mirë nga brenda se sa që duket dhe flitet nga jashtë. Se ekonomia është garancë e stabilitetit politik, social dhe përshpejtues I proceseve integruese.

Kreu i Qeverisë Hashim Thaqi tha se Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë aktivitete të ndryshme me qëllim të rritjes ekonomike por edhe të krijimit të vendve të reja të punës. Qeveria do të krijojë kushte dhe rrethana lehtësuese për biznesin. Roli dhe obligimet e qeverisë së republikës së Kosovës është që të krijojë një platformë që sektori privat të zhvillohet dhe të jetë I sukseshëm në krijimin e vendeve të reja të punësi.

Thaqi tha se një angazhim të rëndësishëm zë edhe ngritja e infrastrukturës rrugore, duke përmendur edhe ndërtmin e autostradës së re Prishtinë-Leskovc.

Në këtë manifestim, morën pjesë përfaqësues nga politika, komuniteti I biznesit nga vendi, rajoni por edhe bota.(LajmeShqip.com)