Lajme Shqip Wednesday, 21 March 2012 14:36

Bizneset e vogla dhe të mesme (SME) do të kenë në dispozicion dy fonde të reja për përmirësimin e teknologjisë dhe rritjen e konkurrueshmërisë.

Fondet e miratuara nga Qeveria do të menaxhohen nëpërmjet Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Drejtorja e kësaj agjencie, Eneida Guria, ka ftuar të gjithë përfaqësuesit e biznesit që të aplikojnë për të përfituar dhe për të zhvilluar më tej sipërmarrjet e tyre private.

Fondi i Inovacionit përbëhet nga një shumë totale prej 12 milionë lekësh në vit dhe do të financojë projekte për zhvillimin e teknologjisë së ndërmarrjeve deri në shumën 400 mijë lekë.

Ndërsa, fondi i konkurrueshmërisë ka një vlerë prej 28 milionë lekësh në vit dhe do të financojë projekte deri në 1 milionë lekë.