Deri më tani janë publikuar:
19 / 430 : Dokumente konfidenciale
0 / 8: Skema të kategorizuara të gardianëve në Veri
E pëlqeni publikimin e dosjeve konfidenciale të NATO-s?
Shëno mbiemrin:
Sipas alfabetit. Kerkimi bëhet sipas mbiemrit.
A   B   C   Ç   D   Dh   E   Ë   F   G    Gj   H   I   J   K   L   Ll   M   N   Nj    O   P   Q   R   Rr   S   Sh   T   Th    U   V   X   Xh   Y   Z   Zh   Të gjithë
Rezultatet e kërkimit:

Mitrovicë – Në vazhdën e publikimit të dokumentit konfidencial të NATO-së, Portali LajmeShqip.com publikon atë që është shkruar për Boris Janiçijeviqin, nipin e Vuçina Janiçijeviqit.
Një ndër protagonistët e krimit të organizuar në veri të Kosovës, është edhe Boris Janiçijeviq, nipi i Vuçina Janiçijeviqit, njërit prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Dragoljub Delibashiqit.

Boris Janiçijeviq, përshkruhet në dokumentin konfidencial të NATO-së, si person i përfshirë në shumë trazira të veriut të Kosovës. I njohur si “djaloshi me Sony Ericson”, ai ka marrë pjesë në shumë sulme që Rojat e Urës dhe grupe të tjera banditësh të Mitrovicës së veriut, i kanë kryer mbi shqiptarët.

Janiçijeviqi i ri, apo hija e Vuçina Janiqijeviqit, ka kryer, gjithashtu, shërbime të shumta në mbështetje të punës destabilizuese të xhaxhait të tij, Vuçinas, i cili ka patur përgjegjësinë e koordinimit të vazhdueshëm të aktiviteteve të MUP-it të Serbisë, në relacionin Kralevë-Zveçan.
Dokumenti konfidencial i NATO-s ka evidentuar gjithashtu, shumë konfrontime të Boris Janiçijeviqit dhe të bandës së tij, me forcat e policisë së UNMIK-ut, në veri të Kosovës, në vitet e para të pasluftës.

Boris Janiqijeviq ka organizuar sulmet e armatosura kundër stafit të OKB-së në veri, një grupi prej disa pakistanezësh dhe shoferit të tyre shqiptar, derisa po ktheheshin në Prishtinë. Sulmi, sipas dokumentit, është bërë pikërisht të Ura e Ibrit.
Vuçina i ri është kërkuar dhe survejuar shumë gjatë nga CIVPOL-i në veri, për aktivitetet e tij kriminale. Ai dhe banda e tij, e kanë pasur vazhdimisht një bazë te Ura e Ibrit, potencon dokumenti konfidencial i NATO-s.

Biris Janiçijeviq është i njohur për organet e rendit dhe të sigurisë për aktivitetet e tij të jashtëligjshme në veri. Ai i ka koordinuar shumë nga këto veprime duke marrë urdhra nga xhaxhai i tij, Vuçina Janiçijeviq. Përveç te Ura e Ibrit, Boris Janiçijeviq është evidentuar që është përfshirë në trazira dhe incidente edhe në pjesë të tjera të qytetit verior, ndër të cilat edhe te shumë ngjarje kundër shqiptarëve, te Tre Rrokaqiejt.

Dokumenti konfidencial i NATO-s e përshkruan Boris Janiçijeviqin edhe “patrullues ilegal të natës” në veri të Kosovës. Ai shpeshherë është parë duke patrulluar, natën në veri dhe duke legjitimuar njerëz, sipas urdhrave të MUP-it, thuhet në dokument. (LajmeShqip.com)