Deri më tani janë publikuar:
19 / 430 : Dokumente konfidenciale
0 / 8: Skema të kategorizuara të gardianëve në Veri
E pëlqeni publikimin e dosjeve konfidenciale të NATO-s?
Shëno mbiemrin:
Sipas alfabetit. Kerkimi bëhet sipas mbiemrit.
A   B   C   Ç   D   Dh   E   Ë   F   G    Gj   H   I   J   K   L   Ll   M   N   Nj    O   P   Q   R   Rr   S   Sh   T   Th    U   V   X   Xh   Y   Z   Zh   Të gjithë
Rezultatet e kërkimit:

Mitrovicë – Sllobodan Simonoviq (1974), nga Leposaviqi, në dokumentin konfidencial të NATO-s përshkruhet si një prej personave të njohur për veprimtari mafioze dhe lidhje të ngushtë me politikanët serbë në veri të Kosovës dhe udhëheqësit e MUP-it serb.

Para luftës në Kosovë ai ishte kërkuar dhë më pas ishte burgosur me dhjetë vjet, për shkak të trafikimit të parave të falsifikuara dhe të armëve. Por, ai ishte liruar më pas, nga Vuçina Janiçijeviqi, kreu i MUP-it serb në Mitrovicë. Nga aty, ata kishin farkuar mes vete bashkëpunimin dhe shoqërimin e tyre.

Portali LajmeShqip.com, duke iu referuar dokumentit konfidencial të NATO-s, ka publikuar më herët dosjen e Janiçijeviqit, si një prej përfaqësuesve të MUP-it të Serbisë në veri të Kosovës, edhe pas luftës, dhe si një prej krerëve të krimit të organizuar dhe mafias, në atë pjesë të Kosovës, me lidhje të mira bashkëpunimi me politikanë serbë të veriut.

Pas arrestimit dhe burgosjes në Serbi, dënimit me dhjetë vjet burg, ai ishte liruar, me ndihmën e Vuçina Janiçijeviqit dhe të gjykatësit në Gjykatën e Kralevës, Mirosllav Ivanoviq, që është njëherit edhe vëlla i njërit prej përfaqësuesve të serbëve të veriut të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Ai e kishte dënuar fillimisht, Sllobodan Simonoviqin me gjashtë muaj burg me kusht, duke ia lehtësuar dënimin paraprak, i ndihmuar dhe i mbështetur edhe nga kreu i sigurimit të Serbisë në Mitrovicë, Vuçina Janiçijeviq, shkruan në dokument.

Sllobodan Simonoviq është udhëheqës i një bande 12-anëtarëshe në veri të Kosovës, me bazë në Leposaviq, me të cilën kryen aktivitet të rregullt mafioz, kurse lidhjet e tij me sigurimin serb shkruan t’i ketë vendosur qysh në kohën e Millosheviqit, për t’i thelluar më pas edhe pas ardhjes së Vojisllav Koshtunicës në pushtet. Anëtarë të partisë së Koshtunicës kanë qenë të përfshirë në aktivitete kriminale në veri dhe kjo është pasqyruar edhe nga portali LajmeShqip.com, duke iu referuar dosjeve konfidenciale të NATO-s. Ndër personalitetet politike të kësaj partie, që kishte pasur lidhje me krimin e organizuar në këtë pjesë të Kosovës, është cituar edhe përfaqësuesi i srbëve të veriut, Marko Jakshiq.

Dokumenti konfidencial i NATO-s e përshkruan Sllobodan Simonoviqin, në aspektin personal, të divorcuar me gruan e tij, 22-vjeçare, që punon si infermiere në spitalin në veri të Mitrovicës, ndërsa politikisht mbështetës radikal të Oliver Ivanoviqit. Sipas dokumentit, lidhja e tij me Ivanoviqin bazohet mbi shantazhe dhe presione ndaj njëri-tjetrët, në mbulim dhe fshehje të së kaluarës kriminale dhe përfshirjes së tyre në shumë skandale të pabublikuara kriminale. Për ta mbajtur fshehtë këtë, ata e kanë përkrahur njëri-tjetrin, shkruan në dokument.

Në pjesën tjetër të veprimtarisë së tij, Sllobodan Simonoviq përshkruhet si i përfshirë në shumë trazira të pasluftës në veri të Kosovës. Ai ka vjedhur një shkop përgjues largpamës të policisë (atëherë SHPK-së) dhe është trajtuar për këtë nga organet e rendit, si dhe ka ushtruar presion të vazhdueshëm ndaj pjesëtarëve serbë të Policisë së Kosovës, që ta braktisin atë. Ai e kishte sulmuar fizikisht oficerin e SHPK-së, Milutin Saviq dhe i kishte kërkuar atij që t’ia drejtojë armët UNMIK-ut. Këtë, mbështetësi i Oliver Ivanoviqit e kishte bër publikisht para turmave të serbëve të rebeluar në një demonstratë në veri të Mitrovicës.

Disa herë, krimineli Simonoviq kishte pasur probleme me KFOR-in në veri, ndërsa një herë i kishte sulmuar disa ushtarë të KFOR-it që t’i shtypë me makinë, është evidentuar në dokumentin e NATO-s.

I konsideruar nga policia e UNMIK-ut si mafia i madh i Leposaviqit, Sllobodan Simonoviq është arrestuar disa herë nga kjo polici. Arrestimi i tij ka shkaktuar protesta të serbëve në veri dhe kanë qenë përfaqësues politikë serbë të veriut ata që gjithmonë kanë ndërhyrë, kurse përmes negociatash, Simonoviqi është liruar, shkruan në dokumentin konfidencial të NATO-s.

Mafia i madh i Leposaviqit, ka qenë i lidhur ngushtë me politikën, dikur me Millosheviqin, e më pas me Koshtunicën dhe liderët serbë të veriut të Kosovës, shkruan në dokumentin konfidencal të NATO-s. (LajmeShqip.com)