Deri më tani janë publikuar:
19 / 430 : Dokumente konfidenciale
0 / 8: Skema të kategorizuara të gardianëve në Veri
E pëlqeni publikimin e dosjeve konfidenciale të NATO-s?
Shëno mbiemrin:
Sipas alfabetit. Kerkimi bëhet sipas mbiemrit.
A   B   C   Ç   D   Dh   E   Ë   F   G    Gj   H   I   J   K   L   Ll   M   N   Nj    O   P   Q   R   Rr   S   Sh   T   Th    U   V   X   Xh   Y   Z   Zh   Të gjithë
Rezultatet e kërkimit:

Mitrovicë – Aleksandar Antonijeviq, i njohur me nofkën “Vuçko”, njihet si një prej kokave të krimit të organizuar dhe mafisë në veri të Kosovës. Me prejardhje nga Leposaviqi, “Vuçko”, me post nënkryetar i kësaj komune dhe me profesion mjek, udhëheqë repartin e Transfuzionit të Gjakut në spitalin në veri të Mitrovicë, shkruan në raportin konfidencial të NATO-së.

Antonijeviq është një kontrollues i mirë i rrjetit mafioz në veri të Mitrovicës dhe një prej krerëve të kontrabandës dhe të krimit të organizuar, i cili edhe ndihmat humanitare, të ndara për serbët e veriut, i ka abuzuar, duke i transferuar në mallra tjera dhe për shitje, duke e shfrytëzuar doganën e Rashkës, shkruan në dokument. Ai e ka mbështetur në vazhdimësi grupin mafioz serb të Sllobodan Simonoviçit.

Anëtar i të ashtuquajturit Komiteti për Kosovë e Metohi, “Vuçko” konsiderohet si një prej personave më me ndikim në Këshillin Nacional Serb.

Anëtar i DSS-së së Koshtunicës, në rrafshin politik, kapoja i bandave serbe qëndron nën hije të politikës në veri, bën të ditur raporti.

Aleksandar Antonijeviq është i njohur me krimet e bëra gjatë luftës në Bosnjë, saktëson dokumenti. Atje ai e mbante nofkën “Transfuzia”, sepse i kishte mbytur civilët joserbë me tortura të thithjes së gjakut deri në vdekje, saktëson dokmenti i NATO-s. Konsiderohet se të njëjta krime i ka kryer edhe gjatë luftës në Kosovë.

Pas përfundimit të luftës në Kosovë, me të gjitha mjetet e ka kundërshtuar shtrirjen e pushtetit të UNMIK-ut në veri të Kosovës, kurse i kishte frikësuar dhe terrorizuar me metoda të ndryshme anëtarët e OSBE-së në veri. “Vuçko” ka shërbyer për politikën e Beogradit në Kosovë dhe ka mbajtur lidhje të mira me Vojisllav Koshtunicën.

Ka bashkëpunuar me Marko Jakshiqin, Oliver Ivanoviqin, Milan Ivanoviqin dhe me liderë të tjerë serbë të veriut, në funskion të trazirave dhe destabilizimit në atë pjesë të Kosovës, saktëson dokumenti. Ai ka organizuar bllokada të shumta të jetës normale në veri dhe ka vënë haraq për transportues të shumtë civilë dhe të biznesit, duke i ndarë më pas të hollat me Milan Ivanoviqin dhe Marko Jakshiqin, thotë dokumenti.

“Vuçko”, si kriminel i njohur, ka qenë gjithnjë nën vëzhgimin e KFOR-it. Ai në një kohë kishte qenë shumë afër të zgjidhet edhe kryetar i Këshillit Nacional Serb në veri, por nuk e kishte arritur këtë.

Në dosjen konfidenciale të NATO-s, “Transfuzia” evidentohet si një kriminel ordiner, i rrezikshëm për paqen dhe prosperimin politik, jo vetëm në veri të Kosovës. (LajmeShqip.com)