Deri më tani janë publikuar:
19 / 430 : Dokumente konfidenciale
0 / 8: Skema të kategorizuara të gardianëve në Veri
E pëlqeni publikimin e dosjeve konfidenciale të NATO-s?
Shëno mbiemrin:
Sipas alfabetit. Kerkimi bëhet sipas mbiemrit.
A   B   C   Ç   D   Dh   E   Ë   F   G    Gj   H   I   J   K   L   Ll   M   N   Nj    O   P   Q   R   Rr   S   Sh   T   Th    U   V   X   Xh   Y   Z   Zh   Të gjithë
Rezultatet e kërkimit:

Mitrovicë – Truproja e Oliver Ivanoviqit, Dimitrij Janiçijeviq–Miki, njihet si një prej nyjeve të organizimit të trazirave në veri. Ai kishte kërkuar punë në OSBE, por ishte refuzuar, për shkak të biografisë së tij të errët dhe kriminale.

Dimitrij Janiçijeviq–Miki (1978), ka qenë truprojë e njërit nga liderët e serbëve të veriut, Oliver Ivanoviq. Dokumenti konfidencial i NATO-s e përshkruan atë si një person problematik të veriut, i implikuar kudo në incidentet dhe trazirat e pasluftës, në atë pjesë të Kosovës.

“Është një nga njerëzit e njohur me “Motorola””, shkruan në dokument. Kështu identifikoheshin Rojat e Urës, ata që për vite me radhë ishin pengesë e projekteve për shtrirjen e rendit dhe të ligjit në pjesën veriore të Mitrovicës.

Truproja e Oliver Ivanoviqit njihet edhe si një prej nyjeve të organizimit të trazirave në veri.

Ai disa herë i ka sulmuar pjesëtarët e OSBE-së në Leposaviq, kurse së bashku me Raliq Joviqin, shkruan në dokument, ka hapur një kafene te Tre Rrokaqiejt, ku ka bërë tregti me armë dhe i ka përdorur ato në organizimet kundër njerëzve (shqiptarëve të veriut dhe të tjerëve që kanë menduar ndryshe nga ata që donin trazira dhe destabilizim në veri të Mitrovicës).

I implikuar në trazira të shumta dhe demonstrata kundër përfaqësuesve civilë ndërkombëtarë, por edhe kundër forcave të policisë dhe të KFOR-it, në veri të Kosovës, truproja e Oliver Ivanoviqit, Dimitrij Janiçijeviq – Miki, shpesh ka pasur probleme me policinë civile të SHBA-së (CIVPOL US.) që vepronte në veri, shkruan në dokumentin e NATO-s.

Dokumenti e definon “Mikin” si person që ka mbajtur lidhje të ngushta në organizimin e bandave serbe në veri të Kosovës dhe që ka pasur kontakte dhe kontroll të vazhdueshëm, një kohë të gjatë, me “Rojat e Urës”, famëkëqinjtë që i ka dirigjuar në verpimtarinë e tyre.

Dimitrij Janiçijeviq – Miki, shkruan në dokument, më vonë ka kërkuar punë në misionin e OSBE-së, por është refuzuar, për shkak të biografisë së tij të errët. (LajmeShqip.com)