Deri më tani janë publikuar:
19 / 430 : Dokumente konfidenciale
0 / 8: Skema të kategorizuara të gardianëve në Veri
E pëlqeni publikimin e dosjeve konfidenciale të NATO-s?
Shëno mbiemrin:
Sipas alfabetit. Kerkimi bëhet sipas mbiemrit.
A   B   C   Ç   D   Dh   E   Ë   F   G    Gj   H   I   J   K   L   Ll   M   N   Nj    O   P   Q   R   Rr   S   Sh   T   Th    U   V   X   Xh   Y   Z   Zh   Të gjithë
Rezultatet e kërkimit:

Mitrovicë (LajmeShqip.com) – Në një dokument konfidencial të forcave të NATO-s, për biografinë dhe veprimtarinë e mbi 400 personave në Kosovën veriore, kryesisht serbë, të cilën e posedon portali LajmeShqip.com, flitet edhe për biografinë prej kapo-bande, të të ashtuquajturit lider i serbëve të veriut, Milan Ivanoviq.

Ai (Ivanoviq) është karakter ksenofobik, që kontrollon të gjitha karburantet në veri, kontrabandën me ilaçe dhe materiale ndërtimore, shkruan në dokumentin konfidencial të NATO-s.

Dosja e hartuar menjëherë pas përfundimit të luftës në Kosovë, e përshkruan Milan Ivanoviqin si një kriminel të vërtetë, i cili e ka nën kontroll tërë veriun e Kosovës. “Ai i vjelë tarifat prej njëmijë markash gjermane (atëherë ishte kjo monedhë në qarkullim) për një kamion që të kalojë nëpër veriun e Kosovës”, shkruan aty.

Ivanoviqi, në materialin konfidencial të NATO-s, përkah posti publik quhet “kryetar i Komitetit ë Mbrojtjes së Kosovës Veriore dhe Kryetar i Këshillit Nacional Serb”.

Dokumenti përshkruan edhe ngritjen politike të Milan Ivanoviqit, si një person që popullaritetin e tij në Kosovën veriore, te serbët, mundohej ta rrisë përmes intrigave ndaj Oliver Ivanoviqit, duke shprehur mospajtime të plota me veprimet dhe vendimet e atëherëshme të të ashtuquajturit Komiteti i Mbrojtjes së Kosovës veriore.

Dokumenti flet për strategjinë e ngritjes së Milanit përballë Oliver Ivanvoviqit edhe brenda vetë Këshillit Nacional Serb.

Metoda e Milan Ivanoviqit për ngritjen e tij dhe dobësimin e Oliverit, thuhet në dokument,  ndodhë përmes toneve të radikalizmit të këtij organi dhe përfitimit të popullaritetit të tij brenda në këshill. Kështu edhe synohej dobësimi i Oliver Ivanoviqit.

Vlerësohet si shumë përçarës roli i Milan Ivanoviqit në mesin e serbëve të veriut. Sipas këtij dokumenti konfidencial, krahas kriminelëve të tjerë, Milan Ivanoviq luante me kartën më radikale se rivalët dhe kështu u bë për një kohë të gjatë “bossi” i të gjitha zhvillimeve negative në veriun e Kosovës.

Në këtë kontekst, është evidentuar edhe një luftë e atëherëshme midis kokave të krimit në veri, konkretisht midis dy ivanoviqëve, Milanit dhe Oliverit.

Milan Ivanoviq e ka kundërshtuar dhe luftuar Oliver Ivanoviqin, gjë që ka bërë që ky i fundit ta humbë pushtetin brenda ‘Këshillit Nacional Serb për Veriun’, shkruan në dosje. I njëjti, sipas dokumentit, e “ka luftuar kategorikisht edhe Nebojsha Çoviqin që t’i përfaqësojë serbët e Kosovës”.

Koha në të cilën është hartuar ky raport është periudha kur brenda serbëve, veçanërisht në veri të Kosovës, bëhej luftë se kush të jetë lideri dhe dominuesi i “kauzës serbe në Kosovë” e, përmes kësaj, të zhvillojë biznesin e pistë të nëntokës dhe të kontrabandës, për ta shndërruar më pas veriun e Kosovës në oazë të vërtetë të krimit të organizuar.

Në atë kohë, Oliver Ivanoviqi, pasi e humbi betejën brenda “Këshilit Nacional Serb” në veri, do të zgjidhej deputet në Kuvendin e Kosovës, kurse Nebojsha Çoviq, një rival tjetër i kriminelit Milan Ivanoviq, do të ishte koordinator i të të ashtuquajturës “Qendër Koordinuese për Kosovën”, në Qeverinë e Serbisë”, ku njihet më pas për rolin destruktiv kundër të gjitha proceseve në të cilat kalonte Kosova.

Dokumenti konfidencial i NATO-s, nga i cili portali LajmeShqip.com e ka shkëputur vetëm një pjesë, përshkruan edhe gjendjen familjare të kriminelit Milan Ivanoviq dhe detaje të tjera të jetës së tij. (LajmeShqip.com)