Deri më tani janë publikuar:
19 / 430 : Dokumente konfidenciale
0 / 8: Skema të kategorizuara të gardianëve në Veri
E pëlqeni publikimin e dosjeve konfidenciale të NATO-s?
Shëno mbiemrin:
Sipas alfabetit. Kerkimi bëhet sipas mbiemrit.
A   B   C   Ç   D   Dh   E   Ë   F   G    Gj   H   I   J   K   L   Ll   M   N   Nj    O   P   Q   R   Rr   S   Sh   T   Th    U   V   X   Xh   Y   Z   Zh   Të gjithë
Rezultatet e kërkimit:

Mitrovicë – Në dokuemntin voluminoz konfidencial të NATO-s, të cilin po e publikon në vazhdimësi Portali LajmeShqip.com, një ndër protagonistët e kapo-bandave që e mbajtën të trazuar veriun e Kosovës është edhe Ivan Mandiq.

Është interesante se në dokument, ai përmendet me profesion paramilitar, ndërsa dallohet si një prej trafikantëve më të të mëdhenj të drogës, që mban lidhje të mira me politikanët serbë të veriut të Kosovës.

Në vazhdimësi, citohet në dokument, Ivani e ka ndarë një apartament me babain e tij, Zlavko Mandiq, ndërsa një dhomë e ka pasur përherë në dispozicion të eprorit të lartë të MUP-it të Serbisë në Kosovë, Dragoljub Delibashiq – Kapiten Dragani.

Ivan Mandiq konsiderohet si shpërndarës i madh i drogës, tok me Vania Matfienkon, dhe ka qenë një ndër abuzuesit dhe kriminelët më të mëdhenj të luftës në Kosovë, pasi që ishte pjesë e strukturave paramilitare të Beogradit. (LajmeShqip.com)