Deri më tani janë publikuar:
19 / 430 : Dokumente konfidenciale
0 / 8: Skema të kategorizuara të gardianëve në Veri
E pëlqeni publikimin e dosjeve konfidenciale të NATO-s?
Shëno mbiemrin:
Sipas alfabetit. Kerkimi bëhet sipas mbiemrit.
A   B   C   Ç   D   Dh   E   Ë   F   G    Gj   H   I   J   K   L   Ll   M   N   Nj    O   P   Q   R   Rr   S   Sh   T   Th    U   V   X   Xh   Y   Z   Zh   Të gjithë
Rezultatet e kërkimit:

Mitrovicë – Vuçina Janiçijeviç, banues në Kralevë të Serbisë, sipas dokumentit konfidencial të NATO-s, është përgjegjës direkt për organizimin e strukturave të policisë serbe (MUP) në Kosovë.

Ai mban lidhje të mira me shumë politikanë serbë të veriut, si dhe ka një bashkëpunim të mirë në veri të Mitrovicës me Dragoljub Delibashiqin – Kapiten Draganin. Zakonisht, nga Kraleva zbret shpesh në Zveçan, për t’i koordinuar punët dhe aktivitetet e MUP-it serb, thuhet në dokument.

Përmes një sistemi mirëfunksional të radiolidhjeve, të ndërtuar në mes të Kralevës dhe Zveçanit, Vuçina Janiçijeviç ka bërë një organizim të rregullt të komunikimit dhe funksionimit të strukturave në MUP-it serb në Kosovë, ka evidentuar NATO në dokumentin e saj konfidencial.

Dokumenti më tej saktëson se sistemi i komunikimit të “Rojave të Urës” në Mitrovicë, ishte i njëjti me atë të MUP-it serb dhe për këtë përkujdesej Vuçina Janiçijeviç. Andaj, konstaton NATO, “Rojat e Urës” nuk veprojnë në izolim, por brenda një strukture mirë të organizuar.

Në fund të gushtit të vitit 2001, derisa Vuçina trajtohej me kancer në Beograd, organizimin e incidenteve te Tre Rrokaqiejt, në veri të Mitrovicës do ta organizojë xhaxhai i tij, Mitro Janiçijeviq, ka evidentuar NATO në dokumentin e saj konfidencial. (LajmeShqip.com)