Deri më tani janë publikuar:
19 / 430 : Dokumente konfidenciale
0 / 8: Skema të kategorizuara të gardianëve në Veri
E pëlqeni publikimin e dosjeve konfidenciale të NATO-s?
Shëno mbiemrin:
Sipas alfabetit. Kerkimi bëhet sipas mbiemrit.
A   B   C   Ç   D   Dh   E   Ë   F   G    Gj   H   I   J   K   L   Ll   M   N   Nj    O   P   Q   R   Rr   S   Sh   T   Th    U   V   X   Xh   Y   Z   Zh   Të gjithë
Rezultatet e kërkimit:

Mitrovicë – Marko Jakshiq është një tjetër figurë e njohur e veriut të Kosovës, i përshkruar si kriminel dhe lider politik i serbëve në veri të Kosovës, në dokumentin konfidencial të NATO-s. Mjek-ortoped, me profesion, Marko Jakshiq jeton në një banesë të uzurpuar, të shqiptarit, në veri të Mitrovicës, kurse punon në spitalin në veri këtij qyteti. Politikisht është anëtar i Partisë Demokratike të Serbisë (DSS).

Përkah karakteri, Jakshiq përshkruhet si një person jashtëzakonisht armiqësor dhe tejet i ashpër për të gjithë ata që ndërhyjnë në KOS. Megjithatë, sipas dokumentit, ai gëzon një popullaritet të kufizuar në mesin e serbëve të veriut. Si tip krimineli, sipas dosjes, ai nuk i vlerëson shumë ushtarët me uniformë, por i preferon më tepër paramilitarët, vandalët dhe shkelësit e ligjit dhe të rendit.

Menjëherë pas luftës së Kosovës, në pjesën e dytë të vitit 1999, shkruan në dokumentin konfidencial të NATO-së, Marko Jakshiq ka qenë shumë i ashpër. Ai ka refuzuar në mënyrën më brutale dhe të pakompromis kthimin e mjekëve dhe të pacientëve shqiptarë në spitalin në veri të Mitrovicë, kurse e ka luftuar me të gjitha mjetet kryetarin e komunës së Zubin-Potokut, që vetë t’i menaxhojë ndihmat humanitare për serbët e asaj pjese. Gjithnjë me idenë e përfitimit personal, ka evidentuar NATO-ja në dokument.

Në mars të vitit 2000, Jakshiq ka organizuar serbët e veriut kundër KFOR-it, UNMIK-ut dhe institucioneve të Kosovës, duke u thënë se ata po duan t’i kthejnë shqiptarët në veri të Mitrovicës, kurse, sipas tij, “nuk po bëjnë asgjë për kthimin e serbëve në Pejë, Prishtinë, Ferizaj etj. Ai ka ftuar që të kundërshtohet rreptë dhe me të gjitha format ky plan. Marko Jakshiq, sipas dokumentit, ka ushqyer nacionalizmin e shfrenuar serb në veri dhe ka qenë pjesë e rrjetit të krimit të organizuar në atë pjesë të Kosovës, duke synuar përherë bashkimin e veriut të Kosovës me Serbinë. Ai, thuhet në dokumentin konfidencial të NATO-së, të gjitha këto veprime i ka bërë në koordinim të plotë me politikanët në Beograd dhe me strukturat tjera të kapo-bandave serbe në veri të Kosovës. Serbëve të veriut të Kosovës, Marko Jakshiq u kishte thënë në vazhdimësi se ka refuzuar poste të larta ministrore në Beograd, për të qenë, sipas tij, aktiv në kauzën e serbëve të Kosovës.

 

Në aktivitetin e tij jopaqësor dhe destabilizues në veri të Kosovës, në dokumentin e NATO-s, Marko Jakshiq përmendet si anëtar i Komitetit Politik për Mbrojtjen e të Mitrovicës, CPDM, në të cilin merrnin pjesë edhe kapo-bandat Milan Ivanoviq, Dragan Gjokoviq, Vukomir Antonijevq e kriminelë të tjerë të veriut të Mitrovicës.

Marko Jakshiq, bashkë me Milan Ivanoviqin, sipas dokumentit, kanë organizuar edhe mbrojtjen territoriale me serbë në veri të Kosovës, dhe mbrojtjen e Urës së Ibrit, duke vendosur barrikada dhe duke synuar pengimin e aktivitetit të UNMIK-ut e të KFOR-it në atë pjesë. Së fundmi, përmes të të ashtuquajturit Këshill Nacional Serb, formoi e “Parlamentin Serb të Veriut”, i mbështetur nga i ashtuquajturi drejtor i Trepçës, Ivan Dimkiq.

Në maj të vitit 2001, citohet në dokumentin konfidencial të NATO-s, Marko Jakshiq, bashkë me kriminelë të tjerë, si Milan Ivanoviq, Momçillo Trajkoviq dhe Vuko Antonijeviq, bënë pjesë në mesin e trafikantëve dhe shantazhuesve më të mëdhenj të tregtisë së zezë me karburante në veri të Kosovës. Përmes këtyre parave të pista, ata në vazhdimësi i financuan të ashtuquajturit “Roja të Urës”, thuhet në dokument.

Sipas dokumentit, përfaqësuesi i vijës radikale në veri të Kosovës, Marko Jakshiq, ashtu si dhe të gjithë të të ashtuquajturit përfaqësues të serbëve të asaj pjese, kauzën serbe e shfrytëzoi për të ndërtuar rrethin edhe ndikimin e tij të në krimin e organizar dhe kontrabandën me naftë. Dr. Marko Jakshiq ishte një prej bossëve të kësaj kontrabande dhe atij nuk i konvenonte, pikërisht për këto arsye, integrimi legal në institucionet e Kosovës. Ai kultivoi një gjuhë t ëashpër kundër Rada Trajkoviqit dhe serbëve të Kosovës Qendrore, të cilët pranuan të hynin në zgjedhjet e vitit 2001 në Kosovës dhe ftoi qeverinë serbe që t’i mbështesë pa rezervë serbët e veriut në përpjekjet e tyre, që t’i përkrahin strukturat paralele dhe të të ashtuquajturit Roja të Urës.

Prapa gjithë kësaj, thuhet në dokument, ishte ideja e zhvatjes dhe pasurimit personal të kirurgut të ortopedisë, Marko Jakshiq, në oazën e krimit dhe të kontrabandës në atë pjesë, ashtu si dhe e kapove të tjerë të bandave serbe në veri. (LajmeShqip.com)