Lajme Shqip Friday, 01 July 2011 19:17

Gjenevë – Një gjykatë e dënoi me 13 vjet burg një zviceran, për shkak të përdhunimit të dhjetëra vajzave në një kamp dhe shkollë private.

Gjykata në qytetin Briga, në jug të Zvicrës, konfirmoi se burri, emri i të cilit nuk përmendet, është përgjegjës për më shumë raste të tentimit për dhunim, abuzim seksual të fëmijëve dhe krime të tjera midis viteve 1996 dhe 2007, transmetojnë mediat amerikane.

Këtë 62-vjeçar autoritetet e kanë lidhur me krimet përmes ADN-së së zbuluar gjatë një sulmi në shkollën ekskluzive në Alpe, Eglion Kolexh de Vilar, në vitin 2000.

Gjykata kumtoi se i dënuari është i detyruar që viktimave të tij t’ua paguajë 65.000 franga zvicerane dhe të mbetet nën mbikëqyrje edhe pas përfundimit të dënimit.