New Delhi – Të paktën 89 persona kanë humbur jetën sot një zjarrin që shpërtheu në një spital privat në qytetin indian Kalkuta, kumtuan mediat lokale.
Të gjithë të vdekurit janë pacientë me përjashtim të tre anëtarëve të personit spitalor. Në mesin e viktimave ka pasur të paktën dy fëmijë.
Gjatë shpërthimit të zjarrit në spital ka pasur rreth 160 pacient.
Dhjetëra automjete zjarrfikëse janë dërguar në operacionin për shuarjen e zjarrit dhe evakuimin e ndërtesës, por tymi i dendur e ka vështirësuar operacionin e shpëtimit.
Supozohet se zjarri ka shpërthyer në bodrumin e spitalit, ku ruhen materiale të ndezshme si shishe me oksigjen.
Nënkryetari i drejtorisë të AMRI, S. Uladhai deklaroi se zjarrëfikësit arritën prej pesë deri dhjetë minuta pas alarmimit se kishte shpërthyer zjarri, por dëshmitar okularë thonë se ekipet zjarrëfikëse kanë arritur në vendin e incidentit pas më shumë se një ore.
Përveç kësaj rrugët e ngushta u kanë penguar automjeteve zjarrëfikëse të afrohen në ndërtesat dhe t’i vendosin shkallët e nevojshme për evakuim.
Mediat lokale publikuan se policia i ka arrestuar gjashtë anëtarët e Bordit udhëheqës të AMRI nën akuzën per vrasjen nga mosrespektimi i masave të përcaktuara të sigurisë.
Familjet e viktimave publikuan se pas shpërthimit të zjarrit mjekët dhe personeli tjetër mjekësor kanë ikur nga ndërtesa duke i lënë pacientët e pafuqishëm, prej të cilëve disa kanë qenë edhe të palëvizshëm.
Kryeministrja e shteti federal indian Bengaki Perëndimor në të cilin gjendet Kalkuta, Mamata Benrexhi deklaroi se tragjedia paraqet “krim të pafalshëm” dhe kërkoi dënime të rrepta për personat përgjegjës në spital.