Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 08:39

Pekin – Nga zjarri në një ndërtesë banimi në Pekin, kanë humbur jetën 17 veta, ndërsa 24 të tjerë janë plagosur, ka raportuar agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Ksinhua.
Sipas agjencisë, afro 200 zjarrfikës dhe pjesëtarë të policisë ishin në vendin e ngjarjes për ta fikur zjarrin.
Zyrtarë lokalë dhe liderë partiakë kanë kërkuar nga hetuesit që “sa më shpejtë t’i gjejnë shkaqet” e kësaj fatkeqësie, që ka ndodhur sot.