Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 08:37

Pekin – Gjithsej 36 persona mbetën të ngujuar gjatë një zjarri në një minierë për thëngjill guri në pjesën lindore të Kinës, kumtuan autoritet lokale.

Ky është incidenti i dytë i rëndë në shtatë ditët e kaluara në minierat kineze.

Sipas kumtesës së administratës shtetërore për mbrojtje gjatë punës, një kompresor për ajr në minierë është përfshirë nga flaka në 225 metra nën tokë. Rezultatet fillestare të hetimit tregojnë se nën tokë kanë mbetur 36 minatorë dhe ka filluar misioni shpëtues.

Në ndërkohë vazhdon hetimi pas 42 minatorëve të rrobëruar në një minierë në provincën Gansu pas reshjeve të rrëmbyeshme të shiut. Autoritetet lokale kumtuan se ekipet për shpëtim do të marrin nga 2 milionë juanë, rreth 300.000 dollarë, për çdo minator të nxjjerur gjallë.