Lajme Shqip Friday, 18 September 2015 09:13

Mbi 1.000 pelegrinë u evakuuar dhe dy të tjerë u plagosën gjatë shpërthimit të një zjarri ditën e djeshme në një hotel, në qytetin e shenjtë mysliman të Mekës, në Arabinë Saudite

Incidenti ndodhi vetëm gjashtë ditë pasi vinçi i rrëzuar në xhaminë e madhe në Mekë shkaktoi mbi 100 viktima.

Autoritetet saudite thonë se, zjarri shpërtheu në katin e tetë të hotelit 11-katësh në lagjen Azizija, raporton AP.

Zjarrfikësit arritën të shpëtojnë dy pelegrinë të plagosur dhe 1.000 janë evakuuar të padëmtuar. Autoritetet saudite nuk kanë dhënë asnjë informacion për shkaqet e zjarri.