Lajme Shqip Saturday, 02 July 2011 12:30

Londër – Zjarr i madh shpërtheu mbrëmë në hotelin londinez “Hilton”, për këtë shkak nga ndërtesa 28-katëshe me pamje nga parku Hajd, u evakuuan 1.500 njerëz, kumtoi shërbimi i zjarrfikësve të qytetit.

Në zjarr nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri ka shpërthyer në hapësirat e kuzhinës në bodrum të hotelit luksoz, e më pas përmes ventilimit është zgjeruar deri në katin e 28-të.

Mes mysafirëve të cilët janë evakuuar ishin Lajza Mineli, Eni Lenoks, anëtarët e grupit “Status kuo” dhe “Blek end pirs”.

Të paktën 50 zjarrfikës dhe tetë automjete zjarrfikëse morën pjesë në shuarjen e stihisë së zjarrit.

Hoteli “Hilton” gjendet në hyrjen e parkut Hajd dhe në afërsi të pallatit të Bekingamit.