Lajme Shqip Friday, 07 December 2012 18:35

MITROVICE – Serbët në veri të Kosovës kanë vendosur përkohësisht të zhbllokojnë pikën kufitare në Jarinjë me kushtin që qeveria serbe të ndërpresë punimet në Jarinjë.

Vendimi është marrë nga i ashtuquajturi Kuvend i katër komunave të veriut, pas një mbledhje të zhvilluar sot në Leposaviq, ku përfaqësuesit e serbëve të veriut kanë rënë dakord për zhbllokimin e vendkalimit kufitar në Jarinjë, çka do t’i hapë rrugë zbatimit të marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, marrëveshje kjo e arritur në dialogun Kosovë – Serbi.

I ashtuquajturi kryetar i komunës paralele të Mitrovicës, Kërstimir Pantiç, ka theksuar se nuk sheh asnjë arsye pse përfaqësuesit e serbëve të veriut të mos i pranojnë përfundimet e Qeverisë së Serbisë. Por, ai tha se në takimin e kaluar në Bruksel ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kryeministrit serb, Ivica Daçiç, është pranuar kërkesa e serbëve të Kosovës që regjimi në vendkalimet kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, të mbetet i pandryshueshëm. (LajmeShqip.com)