Lajme Shqip Friday, 02 March 2012 09:20

Kanberrë – Kryeministrja e Australisë, Xhulian Gilard emëroi Ministër të ri të Punëve të Jashtme, Bob Carr, kryeministër i deritanishëm në provincën e Uellsit të Ri Jugor, pasi ndërmori pozitën prej lideri në Partinë laburiste në pushtet.

Ish shefi i diplomacisë Kevin Rid dha dorëheqje pasi pati përpjekje të pasuksesshme që të zëvendësonte Gilardin në funksionin e liderit në parti, të cilin ajo e fitoi me shumicë të madhe në zgjedhjet brenda partisë.

Gilard nuk bëri ndryshime në ministritë ekonomike, por ndërroi ministrin përgjegjës për menaxhim me kriza Robert MekKleland, i cili ishte ithtar i Ridit.

Carr, i cili për 10 vite ishte kryeministër i Uellsit të ri Jugor, do të zërë edhe vendin e zbrazët në Senat – Dhomën e Epërme të Parlamentit, si përfaqësues i partisë në pushtet.