Lajme Shqip Tuesday, 01 May 2012 14:00

Beograd -Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiç, ka deklaruar se posedon informacione, se siç i ka quajtur ai, “ ekstremistët shqiptarë dhe formacionet paraushtarake kërcënojnë me aksione, që kanë për qëllim pengimin e zgjedhjeve të Serbisë më 6 maj”.

Ai iu ka thënë gazetarëve në Beograd se eksiztojnë informacione të shërbimeve serbe dhe të huaja se jo vetëm “Qeveria e Prishtinës, por edhe grupacione të ndryshme ekstreme të shqiptarëve, që nuk janë nën kontrollin e KFOR-it dhe EULEX-it, planfikojnë aksione të caktuara”.

Shefi i policisë serbe, ka thënë se këto grupe planifikojnë “sulme fizike ndaj vendvotimeve serbe, konfiskim dhe djegie të materialit zgjedhor, si dhe arrestime e sulme ndaj njerëzve që marrin pjesë në komisionet  zgjedhore”.

Daçiç ka thënë se për shkak të këtyre aksioneve, KFOR-i e ka forcuar praninë në Kosovë.
Ai ka vlerësuar se për Serbinë është sukses i madh, që zgjedhjet në Kosovë do të mbahen sipas ligjeve serbe dhe me ndihmën e OSBE-së. (REL)