Lajme Shqip Monday, 31 October 2011 14:33

Zagreb – Presidenti kroat Ivo Josopoviq sot nënshkroi vendim për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në vend më 4 dhjetor.

Vendimi është sjellë pas konsultimeve telefonike me liderët e partive parlamentare.

Më 2 nëntor presidenti kroat do të mbajë fjalim para opinionit me porosi, në të cilën do të drejtohet ndaj situatës aktuale në vend dhe do tu bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Kroacisë që të marrin pjesë në zgjedhje.

Pasi Parlamenti kroat ishte lëshuar më 28 tetor, Qeveria e kryeministres Jadranka Kosor është vetëm teknike dhe nuk mund të sjell vendime të rëndësishme, por duhet t’i kryejë detyrat ekzistuese.

Krahas 140 deputetëve nga dhjetë njësi zgjedhore do të zgjidhen edhe tre deputetë nga diaspora dhe tetë deputetë nga radhët e minoriteteve.