Lajme Shqip Sunday, 04 December 2011 14:13

Zagreb- Rreth 4,1 milionë banorë të Kroacisë, si edhe rreth 400.000 shtetas kroatë të cilët jetojnë jashtë vendit, po votojnë për të zgjedhur 151 anëtarë të Parlamentit kroat. Votimet parlamentare të ditës së sotme në Kroaci kanë vënë përballë Bashkimin Demokrat Kroat (HDZ) me një koalicion të partive të qendrës së majtë të cilat sipas sondazheve kanë më shumë popullaritet. Sondazhet sugjerojnë se blloku opozitar, i udhëhequr nga social-demokrati Zoran Millanoviç, ka gjasa të fitojë.

Fituesi i këtyre zgjedhjeve do të kryesojë Kroacinë në Bashkimin Europian për t’iu bashkuar bllokut prej 28 anëtarësh në korrik të viti 2013. Por fituesi i zgjedhjeve do të trashëgojë ekonominë e shkatërruar kroate dhe do të përballet gjithashtu me zemërimin në rritje të banorëve të cilët po përjetojnë rënie të menjëhershme të standartit të jetesës.

Konservatorët e kanë drejtuar Kroacinë gjatë viteve 1990 në luftën për pavaraësi nga Jugosllavia dhe që atëherë kanë  udhëhequr përveç periudhës së viteve 2001 – 2003 kur erdhi në pushtet koalicioni i majtë. Por konservatorët janë përfshirë në disa sklandale korruptive, mes tyre edhe një skandal për përfshirje në mbledhje fondesh të paligjshme për zgjedhjet e mëparshme.

Ish kryeministri Ivo Sanander është nën akuzë për mitmarrje në vlerën e miliona dollarëve nga një bankë austriake dhe një kompani energjitike hungareze për të hyrë në tregun kroat. Kryeministria kroate Jadranka Kosor, udhëheqëse e konservatërove në pushtet thotë se Sanander do të përballet me drejtësinë. “Ne si koalicion kemi nisur të ndërrmarim hapa dhe e kemi treguar këtë. Vetëm më të mirët mund t’a bëjnë këtë, ata që janë të vendosur për të realizuar gjërat, ata që kanë fuqinë për t’a bërë këtë gjë”, thotë ajo.

Zoran Milanoviç i cili kryeson partinë socila demokrate dhe që kandidon për postin e kryeministrit nëse partia e tij fiton zgjedhjet, thotë se ai do të rindërtojë besimin e votuesve dhe institucionet e tij. “Pyetja thelbësore është a na besonin? A besoni se ne do të mbrojmë interesat kombëtare? Kjo është më e rëndësishmja në këto zgjedhje, të qeverisim vendin në një mënyrë tjetër- thotë ai.

Kroacia, destinacion i njohur turistik në Evropë, me 4.3 milionë banorë, ka përjetuar shpërthimin e vet ekonomik gjatë dekadës së kaluar, por kjo rritje u ndalua gjatë krizës globale të vitit 2009. Në muajin tetor, shifrat e papunësisë në Kroaci arritën në 17.4 %, përderisa  mijëra të punësuar punojnë pa paga. Kroacia mendohet t’i bashkohet BE-së në vitin 2013. (LajmeShqip.com)