Lajme Shqip Tuesday, 03 May 2011 08:46

Velington – Dy persona e kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 20 janë lënduar, pasi një tornado e goditi njërën prej paralagjeve të qytetit më të madh të Zelandës së Re, Okland, njoftoi policia lokale.

Në paralagjen Olbani, i cili ndodhet 20 kilometra nga Oklanda, tornadoja i ka rrëzuar pullazet e një qendre tregtare dhe më shumë shtëpive, ka përmbysur një numër të madh të automobilave dhe ka çrrënjosur pemë.

Dëme të mëdha janë shkaktuar edhe në një supermarket dhe dyqan të madh për hekur.

Shpejtësia e erës ka qenë 200 kilometra në orë.