Lajme Shqip Tuesday, 29 March 2011 07:06

Moskë – Hetimi pas një viti nga sulmet në metron e Moskës më 29 mars, i identifikoi të gjithë ekzekutuesit dhe organizatorët, deklaroi përfaqësuesi i Komitetit hetues rus, Vlladimir Markin.

Organizator i sulmeve terroriste në stacionet “Lubjanka” dhe “Parku i kulturës” është dagestanezi Mohamedali Vagabov, i cili ishte vrarë në gusht të vitit të kaluar në operacionin special në fshatin Gunib në Dagestan.

“Vagabov dhe bashkëpunëtorët e tij në veprimin penal, Aliev, Shtashtaev, Mohamednabiev, Rabananov dhe Isagaxhiev dhanë rezistencë gjatë tentimit që të arrestohen, për atë shkak ishin likuiduar”, deklaroi Markin.

I identifikuar është edhe ekzekutuesi i sulmeve. Bëhet fjalë për degestanezin 22-vjeçar Hysen Mohamedov, i cili ishte akuzuar në mungesë dhe kundër tij është ngritur urdhërarrest ndërkombëtar. Sipas hetimit ai i kishte shoqëruar terroristët-kamikazë Marijam Sharipova dhe Xhanet Abdullaeva nga Kizllari në Moskë dhe i ka udhëhequr aktivitetet e tyre në ditën e sulmeve.

Banorët e Moskës sot do t’i nderojnë 40 personat, të cilët e humbën jetën gjatë shpërthimeve në të dy stacionet e metros.