Lajme Shqip Friday, 10 August 2012 15:30

Kazan – Një sekt islamik me rreth 60 persona, përfshi 15 fëmijë u zbulua nga policia në një bunker nëntokësor në Tatarstan, në qendër të Rusisë me tradita myslimane, bënë të ditur burime zyrtare ruse.

“Besimtarët e sektit kishin jetuar për më tepër se 10 vjet në këtë bunker të ndërtuar nga udhëheqësi i tyre shpirtëror, Faizrakhman Satarov, 85 vjeç, i shndërruar në një xhami klandestine në Kazan, kryeqyteti i Tatarstanit”, sipas Ministrisë së Brendshme ruse.

“Satarov, i cili ishte vetëshpallur profet në vitin 1964, u impononte anëtarëve të sektit një jetë të mbyllur duke iu ndaluar largimin nga kjo strehë vetëm në raste urgjente për të çuar fëmijët në shkollë apo në spital”, theksoi i njëjti burim.

“Bunkeri, i ndërtuar si një labirint, përbëhej nga dhoma të vogla me një sipërfaqe prej 2×3 metra katror, ku fëmijët jetonin në kushte të rënda higjenike”, shtoi ministria.(LajmeShqip.com)