Lajme Shqip Monday, 12 December 2011 11:00

50 balena “ziphius cavirostris”, nga të cilat 10 të ngordhura, u gjetën të shtunën  në ishullin e Korfuzit, njoftoiPolicia bregdetare e Igumenciës (Greqi).

“Policia lokale po ndjek me shqetësim situatën, për shkak se ky fenomen është shfaqur për herë të parë në ishullin e Korfuzit”, thuhet në komunikatën e policisë lokale greke.

Ilias Markos, gazetar i agjencisë zyrtare për rajonin e Igumencës (Greqi),”ANA”,tha se, peshkatarët e zonës dhe banorët e ishullit po bashkëpunojnë për të shpëtuar pjesën tjetër të grupit të balenave.

“Mendohet se balenat, me gjatësi pesë deri në shtatë metra, kanë ngatërruar rrugën për shkak të rrymave të forta detare që kanë mbizotëruar gjatë 72 orëve të fundit”, tha  Markos.

Sipas gazetarit të agjencisë së lajmeve greke, përfaqësues të Institutit të Mbrojtjes së Detit “Arkipelagos”, kanë nisur hetimet, me frikën e ndotjes së ujërave detare.