Lajme Shqip Thursday, 28 April 2011 17:27

Zagreb – Organet kompetente kroate kanë ngrirë pronën me vlerë prej katër milion eurove, e cila i përket ish-kryeministrit kroat, Ivo Sanader, i cili pas arrestimit në dhjetor të vitit të kaluar gjendet në paraburgim në Austri.

Gazeta e Zagrebit “Jutarnji list” shkruan se Sanaderit i është ngrirë prona me vlerë prej 29 milion kunëve apo 3,94 milion euro.

Gazeta shtoi se zyra kroate për shkatërrimin e korrupsionit dhe krimin e organizuar edhe më tej në mënyrë intensive zbaton hetimin për zbulimin e pronës tjetër të ish kryeministrit, duke konsideruar edhe llogaritë e tij bankare.