Lajme Shqip Friday, 15 July 2011 12:14

Zagreb/Athinë – Në dy lokacionet e bregut kroat të Detit Adriatik, prej dje tërbojnë stihi të zjarrit, ndërsa në mëngjes shpërthyen edhe në ishullin jon grek Korfuz.

Në ishullin Braç  prej dje tërbon zjarri pyjor, ndërsa prej mbrëmë e kaploi edhe malin Kameshnica afër Sinjit.

Siç lajmërojnë mediat kroate, zjarri në Braç ka kapluar pyjet me pisha, ndërsa tymi prej tij përhapet drejt qyteti Split dhe ishullit Hvar. Në shuarjen e zjarrit janë kyçur gjashtë automjete zjarrëfikës nga Spliti dhe Zadëri.

Në Kameshincë deri tani janë shkatërruar 2,5 hektarë sipërfaqe të lisave dhe pyjeve të ulëta dhe kullosë. Në shuarjen e zjarrit marrin pjesë dy automjet zjarrfikëse dhe një aeroplan.

Sipas mediave greke, në shuarjen e zjarrit në Korfuz, i cili kaploi rajonin pyjor, janë kyçur pesë automjete zjarrëfikëse dhe dy aeroplanë.