Lajme Shqip Thursday, 07 April 2011 14:27

Shkup – Nënkryetari i LSDM-së Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp shfaqi dy vendime gjyqësore të cilat, sipas tij, konfirmojnë se është i pastërt ndërtimi i “Globalit” në Strumicë.

Këto janë dy aktvendimet gjyqësore të Gjykatës Administrative dhe Supreme të Republikës së Maqedonisë si instanca më e lartë gjyqësore në vend, me të cilat në mënyrë të plotfuqishme konfirmohet legjitimiteti dhe kompletimi i procedurës për ndërtimin e “Globalit” tha Zaev.

Nënkryetari i LSDM-së pohon se kanë përfunduar të gjitha lëndët të cilat janë dorëzuar kundër tij nga MPB-ja.

Në pyetjen e gazetarëve nëse tani fillon fushatë me të cilën synon funksionin e kryeministrit, Zaev potencoi se konferenca e sotme për shtyp njëherit është edhe paralajmërim se, siç tha, fillon kohë e re pa presion, shpifje dhe kushtëzime.