Lajme Shqip Thursday, 05 May 2011 11:53

Athinë – Dominik-Stros Kan është në rënie që ta përfundojë Papandreun, po jepen sekrete për rolin e Xhorxh Sorosit në tregun për lëshim të ndihmës financiare për Greqinë, publikoi gazeta Avriani.

Gazeta Adezmeftos tipos saktësoi se FMN-ja kanë bërë pazarllëqe në nëntor të vitit 2007, gjagjësisht një kohë të gjatë para se Athina zyrtarisht të kërkojë ndihmë nga Fondi në prill të vitit 2010. Botimi konsideron se këto zbulime janë goditje serioze ndaj besimit të Kabinetit dhe personalisht ndaj papandreut.

Për televizionin francez Dominik-Stros Kan ka deklaruar se nga nëntori i vitit 2009 kanë zhvilluar “negociata të fshehta” me kryeministrin grek që shteti të mund të marrë ndihmë nga Fondi.

FMN-ja dha 30 miliardë euro në kuadër të pakos prej 110 miliardë euro.

Gazeta Katimerini citon një kumtesë nga Fondi në të cilën thuhet se “nuk ka pasur negociatat” dhe kurrfarë marrëveshje për ndihmë financiare nuk është premtuar para se zyrtarisht të dorëzohet lutja në prill të vitit 2010.

“Stros Kan e demaskoi Papandreun dhe Kabinetin”, publikon Elefteros në shkrimin në të cilin thuhet se kryeministri nga nëntori i vitit 2009 ka shqyrtuar mundësi për hua nga Fondi, por është frikësuar ta thotë të vërtetën. Këtë për gazetën e konfirmoi një specialist francez.

Gazeta Logos publikon pjesë nga intervista e Dominik Stros-Kan për televizionin francez në të cilën thotë: “Kemi punuar me muaj para se autoritetet greke zyrtarisht të kërkojnë ndihmë financiare dhe këtë e bëmë dinakërisht.