Lajme Shqip Tuesday, 11 August 2015 09:32

Britanikët që po luftojnë për grupet terroriste në Siri janë duke u shënjestër për të kontrabanduar eksplozivë nëpër linja ajore perëndimore dhe janë duke planifikuar sulme kamikaze për të ‘nderuar’ Osama Bin Ladenin, raportojnë zyrtarët e agjensisë së intelegjencës.

Grupi i lidhur me al-Qaedan, me bazë në Pakistan, ka deklaruar se kanë dërguar anëtarë të grupit në mënyqë që të identifikojnë pasagjerët që kanë pasaporta britanike, eurpoiane dhe amerikane.

Zyrtarë të lartë të intelegjencës në kryeqytetin afgan, në Kabul kanë deklaruar se operacioni që udhëhiqet nga Al Qaedas, Ayman al-Zawahiri, shënjestër të parë kanë disa qytete në SHBA, duke pasuar në Londër dhe Paris, transmeton Gazeta Blic.

E tërë kjo do të shihet si ‘nderim’ për Osama Bin Ladenin, liderin e Al Qaedas, i cili u vra nga SHBA-ja në maj të vitit 2011, në Pakistan.

I ashtuquajturi grupi i Khorasanit, raportohet të kenë krijuar një bazë brenda Sirisë, në të cilën trajnohen militantët për sulme të jashtme. Besohet, se në Siri janë rreth 100 britanezë, por që nuk janë përkrah Shtetit Islamik.

Sipas zyrtarëve të SHBA-së, grupi Khorasan është pothujase i të njejtin nivel me ISIS-in për nga rrezikshmëria. Muajin e kaluar, SHBA-ja, përmes dronit, ka vrarë udhëheqësin e grupit Muhsin el-Fadhli, një kuvajtian 33-vjeçar, i cili supozohet të ketë qenë personi kryesor që ka rekrutuar njerëz perëndimorë.