Lajme Shqip Wednesday, 23 March 2011 19:45

Tripoli – Këshilli kryengritës kombëtar libian sot e emëroi Mahmud Xhibril për shef të “Qeverisë së përkohshme të Libisë”, publikoi televizioni Al Xhezira.

Reformatori Xhibril ka marrë pjesë në projektin për vendosje të shtetit demokratik në Libi. Momentalisht ai e drejtoi komitetin e krizës së kryengritësve për çështje ushtarake dhe politikë të jashtme.

Sipas televizioneve “Al Xhazira” dhe “Al Arabija” forcat e Moamer Gadafit  sot pas luftimeve të ashpra marrjes së centralit të qytetit Misrata, i cili gjendet në 200 kilometra në lindje nga Tripoli. Forcat ndërkombëtare të koalicionit kryen të paktën dy goditje ajrore mbi ushtrinë e Gadafit në Misrata, pasi ata e ndërprenë sulmin.

Në qytetin Axhdabija vazhdojnë përleshjet midis kryengritësve dhe forcave të regjimit libian.