Lajme Shqip Sunday, 03 July 2011 19:22

Pretori – Presidenti i Republikës së Afrikës Jugore, Xhejkob Zuma sot në Rusi do të bisedojë me anëtarët e Kontakt grupit ndërkombëtar për Libinë, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

Zuma është anëtar i ekipit të Unionit Afrikan, qëllimi i të cilit është inkuadrimi i palëve në konflikt në Libi për gjetjen e zgjidhjes së qetë dhe të përhershme të konfliktit në pajtim me vullnetin e popullit libian, theksohet në kumtesën e ministrisë.

Zëdhënësi i ministries, Klejson Moniel deklaroi se në bisedime do të marrin pjesë të gjithë anëtarët e kontakt grupit, por nuk ka zbuluar hollësi të tjera të takimit.

Zuma mori pjesë në samitin e Unionit Afrikan në Guinenë Ekuatoriale ku u kritikua  plani  për negociatat  mes forcave libiane të liderit Moamer Gadafi dhe kryengritësve.

“Jemi shumë të lumtur që erdhëm deri në pikën, ku mund  të themi  se së shpejti do t’i fillojmë negociatat në Adis Abeba dhe besojmë se prej të gjithëve do të marrin mbështetjen e domosdoshme”, deklaroi Zuma pas samitit.

Unioni Afrikan paralajmëroi se Gadafi është dakorduar të mos marrë pjesë në negociatat, por nuk mori qëndrim për të ardhmen e tij.