Lajme Shqip Thursday, 01 September 2011 10:45

Boston – Xhaxhai i Barak Obamas, Oniango Obama, ka marrë urdhër për internim në vitin 1992 dhe është emigrant ilegal në SHBA, njoftoi një përfaqësues federal.

Keniani 67-vjeçar, Oniango Obama, ishte i akuzuar se ka vozitur në gjendje të dehur në shtetin federal Masaçusets, javën e kaluar dhe tani ndodhet në burg.

Ai është gjysmëvëlla i të atit të ndjerë të presidentit.

Avokati i tij refuzoi që t’i komentojë aktakuzat kundër tij për vozitje në gjendje të dehur, si dhe qëndrimin e tij ilegal në SHBA. Shtëpia e Bardhë, gjithashtu, nuk e komentoi rastin.