Lajme Shqip Saturday, 16 April 2011 11:49

Xhalalabad – Pesë ushtarë të NATO-s humbën jetën sot në një sulm vetëvrasës në bazën ushtarake afgane në provincën lindore Lagman, kumtoi Komanda e Forcave ndërkombëtare për mbështetjen e sigurisë në Afganistan, duke mos e theksuar kombësinë e tyre.

Ky është numri më i madh i viktimave në mesin e ushtarëve të huaj në një sulm të këtillë në disa muajt e fundit. Përgjegjësinë për sulmin në Lagman e ndërmorën talebanët.

Sipas një burimi të spitalit lokal, në sulm janë lënduar tetë persona.