Lajme Shqip Saturday, 11 August 2012 17:22

Kamerun – Në tre muajt e parë të 2012-tës, kondrabandistët kanë vrarë më shumë se 300 elefantë në Bouba N’Djida National Park, në Kamerun. Kjo masakër u denoncua nga , me anë të disa fotografive, e cila u publikua në sajë të programit të ditës botërore të elefantëve me datë 12 gusht.

Sipas WWF, Kameruni është mobilizuar në përforcimin e masave të sigurisë në zonat të cilat mbrohen, si dhe ka ndërtuar një plan për të vendosur 2500 forca sigurie të tjera për pesë vitet e ardhshme. Pavarësisht mundimeve, gjuetia ndaj elefantëve në Afrikë ka arritur në nivele rekord, ku më të prekur janë ato të pyllit të Afrikës Qendrore.

Shoqata ambientaliste thekson se , dhjetëra mijëra ekzemplarë vriten në mënyrë barbare çdo vit për fildishin e tyre, të cilat trafikohen në tregjet aziatike. Masakra të tilla si e Kamerunit “ndodhin pothuajse në të gjitha vendet e Afrikës Qendrore”, thekson Massimiliano Rocco, përgjegjës i programit të specieve të WWF Italia. (LajmeShqip.com)