Lajme Shqip Sunday, 28 August 2011 08:54

Shkup – Në vitin 2005, Greqia nuk ka qenë kundër që Maqedonia t’i fillojë integrimet euroatlantike me referencën FYROM.

Sipas shkrimit nga 11 tetori i vitit 2005, ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme të Greqisë, Molivijatis, ka deklaruar se propozimi për formulën e dyfishtë është i papranueshëm, bëjnë të ditur informacionet më të reja, të zbuluara nga Wikileaks.

Pala greke e ka akuzuar edhe Nimiçin për paragjykime ndaj Maqedonisë. Në dokumentin, i cili është dërguar në Ambasadën amerikane në Athinë, një muaj para se Brukseli të vendosë për aplikimin e Maqedonisë, thuhet se Greqia e ka refuzuar propozimin e fundit të Nimiçit, por nga ana tjetër kanë dhënë premtime se nuk do të kundërshtojë që Maqedonia t’i fillojë bisedimet me referencën FYROM.

Më tej në dokument thuhet se në atë kohë kyçe për SHBA-të ka qenë që emri të mos jetë pengesë për përparimin dhe integrimin e Maqedonisë në Bashkimin Evropian, ndërsa Greqia ka premtuar se nuk do t’i bëjë kurrfarë bllokade Maqedonisë. (LajmeShqip.com)