Lajme Shqip Thursday, 01 September 2011 19:43

Londër – Wikileaks dhe Guardian e thelluan debatin e tyre pasi faqja e internetit të cilën e krijoi ish-hakeri australian Julian Asange sot kumtoi se do ta padisë në gjykatë gazetën londineze.

Sipas Wikileaksit, gazeta është fajtore për shpalljen e 250 mijë telegrameve të pacensuruar të diplomacisë amerikane, që  pas zbulimit të tyre në vjeshtën e kaluar janë gjetur në posedim të kësaj Faqe të internetit. Wikileaks pohon se shifra për hyrje në dosjen kompjuterike, ku ruhen të gjitha telegramet dhe letrat e zbuluara të SHBA-së, është gjetur në librin e dy gazetarëve të Guardianit, që ka mundësuar që mijëra telegrame të pacensuruar të paraqiten në faqe të ndryshme të Internetit.

Në një kumtesë të shkurtë të Wikileaksit thuhet se redaksia e kësaj gazete londineze me qëllim e ka publikuar fjalëkalimin.

Guardian demanton se nuk është aspak fajtor për paraqitjen e telegrameve në formë në të cilën nuk duhej të shpallen, duke sqaruar se Ananzh ka kumtuar se fjalëkalimi, të cilën e ka pasur gazeta që të mund të vijë deri te dosja kompjuterike, do të ndërrohet me tjetër.

Në muajin dhjetor të vitit 2010, kur Wikileaks ka kumtuar se do t’i shpall të gjitha telegramet e besueshme që i kishte marrë, janë përcaktuar disa gazeta nga faqe të ndryshme në botë që t’i shpallin si një serial, çdo ditë. Midis tyre ishte edhe Guardian, i cili prej atëherë u bë përfaqësues i fuqishëm i Wikileaksit dhe i filozofisë së tij për të drejtën të shpallen sekretet e shtetit, si dhe mbrojtës i Asenges në kontekstin e tij gjyqësor me autoritetet  suedeze gjyqësore. Lidhjet midis tyre i kanë keqësuar kur gazeta londineze, për herë të parë në këtë pranverë ka shkruar një tekst kritik për Asanges dhe për sjelljen e tij.

Administrata e SHBA-së kumtoi se paraqitja e telegrameve të pacensuruar solli në rrezik për jetë një numër të madh të njerëzve në botë, sepse është zbuluar identiteti i tyre dhe komunikimi i tyre me diplomatët amerikanë.