Lajme Shqip Sunday, 19 February 2012 01:26

Newark-Ceremonia mortore e divës së muzikës Whitney Houston u zhvillua në kishën e Newark, në lindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku veç lotëve pati shumë të qeshura dhe kënge melodioze  të gëzueshme, ashtu siç kishte lënë porosi vetë këngëtarja.

Ceremonia u transmetua drejtpërdrejt në disa televizione dhe në internet në mbarë botën. Mësohet se jashtë kishës ishin vendosur ekrane të mëdha, ku fansat e këngëtares ndoqën drejtpërdrejt ceremoninë mortore.

Një fjalim prekës mbajti Kevin Costner, me të cilin këngëtarja luajit filmin “Bodiguard”. Costner theksoi se Houston e pyetse vazhdimisht nëse ishte këngëtare e madhe, dhe Kevin tha: Megjithë susksesin e saj, ajo mendonte a jam akoma më e më mira. I thashë, jo vetëm je e bukur, por je më e mira. Shumë këngëtarë duan të jenë si ty. Whitney, kur të këndosh para Atit tonë në qiell, mos u shqetëso! Do të jesh si gjithmonë perfekte”.

Në këtë ceremoni këndoi edhe Stevie Wonder ndërsa më pas fjalën e mori Alicia Keys qe nuk permbajti dot lotet si dhe yje te tjere te mirenjohur. Aretha Franklin nuk këndoi në funeral duke u shprehur në minutat e fundit se ishte semurë.

Nëna e kengetares kishte shkruajtur nje letër që u shfaq në ekranet e mëdha ku shkruhej “falenderoj Zotin për lulen e bukur që me dha ta rrisja për 48 vjet rresht. Pushofsh në paqe, vogëlushja ime”.

Një plejadë yjesh si Aretha Franklin, Stevie Wonder, Elton John dhe Kevin Costner kanë marrë pjesë  në ceremoninë mortore të Whitney Houston në Newark, në kishën e vogël ku ajo ka kënduar në fëmijëri aty ku lindi pop-stari 48 vjet më parë.

E ashtuquajtura “Zëri”, Whitney Houston dominoi skenën muzikore amerikane të popit dhe të soulit në vitet 1980 dhe 1990 duke fituar gjashtë çmime Grammys.

E njohur për varësinë e saj ndaj alkolit dhe drogës, pop-stari u gjend e vdekur në vaskën e dhomës së saj të hotelit në Beverly Hills, për shkaqe ende të paqarta. Mes të ftuarve ne ceremoni ishte drejtori i shkollës së saj fillore, Henry Hamilton. “Ajo nuk do të kishte dashur që ky të ishte një moment i trishtë. Pres që të ketë më shumë muzikë”, theksoi ai.

Pas ceremonisë, Whitney Houston u varros rreth 20 kilometra larg Kishës, në varrezën Fairview në Westfield, ku prehet dhe babai i John, i cili vdiq në vitin 2003.