Lajme Shqip Thursday, 25 August 2011 11:46

Washington – SHBA-ja dhe aleatët u bashkangjitën në ndjekjen pas Moamer Gadafit në të cilën marrin pjesë edhe agjentë të tyre për zbulim. Deri tani janë identifikuar disa lokacione në të cilat mund të ndodhet lideri libian, publikoi “Wall Street Journal”.

Krahas kësaj, ministri britanik i Mbrojtjes Lajam Foks konfirmoi për Sky News se forcat e NATO-s kryengritësve u japin ndihmë në pajisje për mbikëqyrje dhe kërkim. Zbuluesit amerikanë mendojnë se Gadafi ka ikur nga kompleksi i tij rezidenciaë Bab al-Azizi në Tripoli pak para se të hynë kryengritësit në kryeqytet këtë javë.

Ndjekja pas Gadafit është një prej prioriteteve për shkak se druhet se përleshja gjashtëmujore në Libi nuk do të përfundojë deri sa Gadafi është në liri.

Sipas zbuluesve, lideri libian veçmë disa muaj ka menduar vallë ta braktisë Tripolin dhe për këtë arsye ka siguruar disa shtëpi të sigurta jashtë kryeqytetit në të cilat do të mund të fshihet nëse kryengritësit e marrin Tripolin.

Agjentë të CIA-s japin mbështetje për fushatën ajrore në Libi si dhe Këshillit të kryengritësve. Në qoftë se zbulohet se ku fshihet Gadafi, persona zyrtarë amerikanë thonë se do të mund të reagohet në më shumë mënyra – të bombardohet lokacioni nga ajri ose të dërgohen agjentë të CIA-s ose njësi speciale britanike dhe franceze, thekson gazeta.