Lajme Shqip Tuesday, 11 June 2013 15:07

Beograd – Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se Prishtina është treguar si kundërshtare e fuqishme e integrimit të serbëve të Kosovës dhe se deklaratat e caktuara të saj kanë qëllin t’i trembin ata.

Sipas tij, deklarata e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, se Kosova nuk ka nevojë për 800 policë serbë në veri, por do të rekrutojë 100 – 150 sish, tregon për diçka “që është ndjerë në bisedat për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit –  se kundërshtari më i madh i integrimit të serbëve është Prishtina”.

“Shteti i Serbisë nuk mund ta pranojë këtë. Teksti i Marrëveshjes së Brukselit është më së i qartë – ose ka vend për të gjithë, ose nuk ka vend për asnjërin, ka thënë Vulin, transmetojnë mediat serbe.