Lajme Shqip Sunday, 05 May 2013 11:32

Beogra- Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Aleksandër Vuçiq do ta vizitojë më 12 maj Kosovën dhe do të bisedojë me serbët e atjeshëm në lidhje me marrëveshjen e Brukselit, ndërsa para kësaj më 7 maj do të mbahet një takim në Beograd.

Ai ka thënë e ka ndërgjegjen e qetë dhe nuk i frikësohet gjykimit të popullit të vet për qënrirmin e tij ndaj Kosovës.

Ai ka thënë se e kupton qëndrimin e serbëve të Kosovës,”por nuk e kupton përpjekjen e tyre që të ndërrojnë hartën politike të Serbisë dhe moskuptimin e pjesës më të madhe të Serbisë, njerëzve të tjerë”, shkruan REL.

Ndërkohë, vizita e paralajmëruar e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksander Vuçiq në komunat veriore të Kosovës për javën e ardhshme, sipas kryeministrit Hashim Thaçi është në funksion të zbatimit të marrëveshjes së 19 prillit.

Thaçi është shprehur i bindur se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë do të zbatohet në tërësi.